Finalja e Superkupës, zbardhen titullarët e Manchester City-Arsenal
Në orën 17.00, vëmendja më e madhe do jetë e spostuar në Londër, ku në Wembley, Manchester City do të përballet me Arsenal, në finalen e Superkupës së Anglisë.
Mungesa e madhë në sulm për Gooners është ajo e Gabriel Jesus. Në ofensivë, trajneri i londinezëve, Arteta ka vendosur të luajë me Havertz, i cili do ketë mbështetjen e Saka dhe Martinelli, ndërsa pas krahëve qëndron Odegaard.
Te “Qytetarët” Haaland e nis nga fillimi, ndërsa nga krahët Silva dhe Grealish. Mes 11-shes titullare është edhe Alvarez. Në mesfushë shihet edhe prurja e re, Kovacic.
Manchester City: Ortega, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodri, Kovacic, Bernardo Silva, Alvarez, Grealish, Haaland.
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Timber, Partey, Rice, Saka, Odegaard, Martinelli, Havertz.
()