Botërori i Femrave/ Nigeria “kockë e fortë”, por Anglia ia del me penallti, Australia sheh çerekfinalen
Sot u mësuan dy skuadra çerekfinaliste në Botërorin e Femrave. Anglia hasi vështirësi ndaj Nigerisë, duke ia dalë të kualifikohet vetëm pas penalltive. Koha e rregullt nuk prodhoi gola, teksa nga pika e bardhë më të saktë u treguan vajzat britanike.
Nigeria gaboi me Oparanozei dhe Alozie, ndërsa shënoi me Ajibade dhe Ucheibe. Anglia e nisi keq ekzekutimin e penalltive me Stanway, por England, Daly, Greenëood dhe Kelly nuk falin. Në fazën tjetër, të besuarat e Wiegman do përballen me fituesin e çiftit Columbia-Jamaica.
Australia tregoi karakter ndaj Danimarkës, duke fituar 2-0 dhe duke prerë një biletë për në çerekfinale. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për vajzat e trajnerit Tony Gustavsson, për të vazhduar më tutje rrugëtimin në Botëror. Golat e takimit u realizuan nga Foord në minutën e 29-të dhe Raso në të 70-tën. Australia sfidon fituesen e France-Morocco.
Rezultatet:
Anglia 0-0 Nigeria (Kualifikohet Anglia me penallti)
Australi 2-0 Denmark (Kualifikohet Australia)
()