Fri, Nov 29, 2024

Dhunoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë/ Kush është autori, djali i anëtares së KLP dhe punonjës i Doganës

  • PublishedAugust 7, 2023

Rei Meta, autori i cili dhunoi për vdekje një 55-vjeçar sot në Vlorë, mësohet se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Ndërkohë gazetari Igli Çelmeta raporto për se i riu aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur pas një konflikti me Armando Meshaun në një qendër interneti, e ka goditur këtë të fundit me grushte, e si pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.

Disa orë pas ngjarjes, Meta ra në prangat e policisë.

 

AlbaniaWeb.net