Wed, Nov 27, 2024

Humbi jetën pas sherrit për pronën, del fotoja e viktimës në Vlorë

  • PublishedAugust 7, 2023

Personi që shihni në foto është 55-vjeçari Armando Meshau, i cili mbeti i vrarë pas një sherri me motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në një pikë interneti pranë gjykatës së Vlorës.

“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin.
()

AlbaniaWeb.net