Mon, Oct 21, 2024

“Me “Bravën” e “Alibashën” nuk ka gjuhë të përbashkët”, Noka: Në regjimin e Edi Ramë skandali kap skandalin, kulla në qendër…

  • PublishedAugust 7, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet politike rreth opozitës në vend.

Noka u shpreh se demokratët nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke e quajtur atë një “farsë zgjedhore”, ndërsa i mbyll iderën përfundimihst bashkëpunimit me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke i cilësuar këta të fundit si “Brava” dhe “Alibasha”.

Sipas tij në qeverisjen e kryeministrit Rama “skandali kap skandalin” dhe kjo nuk i jep kohë opinionit publik të analizojë situatën.

Sakaq, ai komentoi edhe situatën rreth ndërtimit të një kulle pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet, duke thënë se “opozita false” nuk ka drejtuar gishtin në asnjë moment drejt përgjegjësve të vërtetë për ndërtimin e saj.

“Ne nuk e njohim farsën zgjedhore të 14 majit, pasi është faktuar me prova e argumente se ka qenë një masakër ku nuk ka pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Do të analizohet gjithçka dhe do mbajmë përgjegjësitë tona po ashtu. Të gjitha forcat opozitare janë ato që besojnë se ky vend ka nevojë për ndryshim dhe se regjimi autokratik i Edi Ramës duhet të rrëzohet. Me gjithë këto faktorë ne do gjejmë gjuhën për krijimin e një fronti opozitar, por me “Bravën” dhe “Alibashën” nuk mund të ulesh pasi janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe pjesë e oborrit të regjimit.

Të dhënat e sistemit TIMS janë eksportuar nga titullarët e institucioneve dhe janë vjedhur nga shteti. Këto të dhëna rrezikohen të përdoren, sepse nuk janë vjedhur kot dhe janë dërguar në databazën e një kompanie në Qipro. Nëse në Shqipëri do kishte drejtësi reale duhet të fillonin hetimet.

Në qeverisjen e Ramës skandali kap skandalin, aq sa nuk ka kohë të komentohet në media një skandal, pasi ndodh i radhës. Kjo ndodh vetëm në regjimin kriminal të Edi Ramës. Në qeverinë e Ramës punojnë dy sektore, ai i vjedhjes e shkatërrimit dhe sektori i propagandës.
Keni dëgjuar nga opozita false që të drejtojë gishtin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për kullën në mes të Tiranës. Ata kërkojnë të mbulojnë zhurmën për batërdinë urbane në Tiranë. Ata që premtuan pyll orbital dhe e bënë Tiranën gjithë kulla nuk janë njësoj me ata që e luftojnë këtë fenomen.

Arben Ahmetaj është i akuzuar për aferën e inceneratorëve, por SPAK nuk vepron te Erion Veliaj. Kjo është drejtësi e kapur e partisë. Kur të përgjigjen përgjegjësit kryesorë që janë Veliaj, Agaçi dhe Rama mund të themi se ka drejtësi të re”, u shpreh ai.

AlbaniaWeb.net