Tue, Nov 26, 2024

Parandalimi i zjarreve, mënyra më efikase për të shmangur dëmet dhe rrezikun për jetën

  • PublishedAugust 7, 2023

Ndërsa moti dhe aktivitetet njerëzore ndryshojnë me stinët e vitit, kështu ndryshon edhe incidenca, shkaqet dhe ashpërsia e zjarreve që jo pak herë janë bërë faktor për dëme fatale. Moti i ftohtë i vjeshtës dhe dimrit rrit aktivitetet e brendshme dhe nevojën për ngrohje, me pranverën dhe më pas stinën e verës që sjell kulmin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.

Vitet e fundit, Ndryshimet Klimaterike duket se po ndikojnë zgjerimin e sezonit zjarreve, pasi shfaqja e zjarreve natyrë nuk shtrihet vetëm gjatë sezonit verës ku incidenca është dhe më e lartë.

Screenshot 2023 08 07 5.29.43 Am
Screenshot 2023 08 07 5.29.43 Am

Për të shmangur zjarret dhe dëmet që shkaktojnë, secili mund të mobilizohet kundrejt ndryshimeve klimaterike duke adoptuar praktika miqësore ndaj mjedisit nëpërmjet reduktimit përdorimit plastikës, reduktimin e shpërdorimit ujit, shpërdorimit energjisë elektrike, riciklimit dhe mos hedhjen e mbeturinave rrugë ose natyrë.

Duke përfituar nga temperaturat e ngrohta disa prej nesh vendosin të ndërmarrin aktivitete në natyrë si kampingu, por duhen marrë parasysh disa rregulla paraprake që para nisjes së zjarrit, duke u siguruar fillimisht që të keni me vete mjetet e duhura për fikjen e tij, siç janë uji dhe lopata. Paraprakisht duhet të zgjidhni një vend pa shumë bimësi dhe rrethojeni zonën e zjarrit me gurë, më pas pastroni zonën përreth nga bimë ndryshme dhe materiale rrezikshme. Duhet të siguroheni gjithashtu që zjarri të jetë në masë të vogël që të menaxhohet më lehtë në rast rreziku.

Asnjëherë zjarri nuk duhet lënë pa mbikëqyrur për shkak se moti me erë rrezikon që të shpërndajë flakët dhe zjarri të zgjerohet në zonë të tjetra. Pasi të keni mbaruar me kampingun, zjarri duhet shuar me ujë të bollshëm, përzieni me lopatë që të lagen me ujë të gjitha pjesë e hirit dhe ndjeni me dorë nëse ka ende nxehtësi. Duhet të largoheni vetëm në momentin që te jeni siguruar që zjarri është fikur plotësisht dhe nuk rrezikon të rindizet në raste moti me erë.