Tue, Nov 26, 2024

“Poker” i Harry Kane, “bomberi” shkëlqen në miqësore, por Bayern humbet durimin. “Pancerat” në sulm për Vlahovic

  • PublishedAugust 7, 2023

Në qendër të merkatos, por Harry Kane nuk shpërqendrohet, vijon të shënojnë në mënyrë konstante. “Bomberi” anglez dhuroi një show personal përballë Shakhtar Donetsk duke realizuar një “poker” golash. Në këtë sfidë, Kane vërtetoi edhe një herë se është një sulmues fantastik me një instinktit të jashtëzakonshëm brenda në zonë. Çështja “Kane” ka mbërthyer Londrën, dhe jo vetë, por trajneri i Tottenham shpreson që të zgjidhet sa më shpejtë në mënyrë që të programojë si duhet këtë fillim sezoni:

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Harry Kane dhe me shoqërinë. Të gjithë e dimë që palët janë të përfshira në një dialog, por shpresojë që të kemi një përgjigje finale sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithsesi, Harry është i përfshirë në çdo gjë që po bëjmë”, theksoi trajneri i Tottenham pas miqësores. Daily Mail shkruan se drejtuesit e klubit anglez kanë refuzuar edhe ofertën e fundit 100 milionëshe nga ana e Bayern Munich, Daniel Levly kërkon 120, një situatë e paprecedentë për Bayern që lodhur këta të fundit.

Vlahovic
Vlahovic

Përballë një refuzimi të tillë, plani B i Bayern po merr më shumë formë. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Bayern mund të shtojë presionin për Dusan Vlahovic. Edhe në këtë rast, klubi gjerman duhet të paguajë një shifër jo të vogël, por 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Juves. Prej kohësh, flitet që Vlahovic është pjesë e shkëmbimit me Lukakun, por kundër kalimit të tij në Londër ka dalë trajneri Pochettino. Tekniku i Chelsea-t nuk është i bindur nëse Vlahovic do t’i bënte punë. Juve shpreson tani që Bayern të paguajë për Vlahovic në mënyrë që të mbyllin kalimin e Lukakut në Torino.

()

AlbaniaWeb.net