Mon, Oct 21, 2024

Pronari vdiq, u plagos fqinji/ Ishin duke kryer punime në banesë, por i zuri poshtë tarraca, si ndodhi tragjedia në Durrës

  • PublishedAugust 7, 2023

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Qerret të Durrësit, në Katund i Ri.

Burime zyrtare konfirmojnë për se dy persona, pronari i banesës dhe fqinji i tij, kanë qenë duke shembur tarracën e objektit të vjetër, dhe gjatë punimeve, një pjesë e saj është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Pas alarmit të dhënë nga familjarët, u njoftua policia dhe shërbimi zjarrfikës. Me ndërhyrjen e tyre, u bë e mundur ndalja e personave nga rrënojat, por njëri prej tyre, konkretisht pronari, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

()

AlbaniaWeb.net