Fri, Nov 29, 2024

Ramadani mahnit Italinë, futbollisti që duket si Gatusso dhe flet 6 gjuhë

  • PublishedAugust 7, 2023

Ylber Ramadani ishte transferimi i fundit i Leçes, me mesfushorin shqiptar që erdhi nga Aberdin për shumën e 1.5 milionë eurove. Media e njohur italiane, “TuttomercatoWEB” i ka kushtuar një artikull mesfushorit të Kombëtares, i cili nis kështu një aventurë të re në Serinë A.

Ai do të duhet të zërë vendin bosh të lënë nga Hjulmand që pritet të transferohet te Sportingu i Lisbonës, me median italiane që shkruan se ka një rol të rëndësishëm për Leçen këtë sezon.

Gjithashtu ajo shkruan: “Të gjithë që e kanë parë Ramadanin duke luajtur e krahasojnë atë me Xhenaro Gatuzon”.

“TuttomercatoWEB” ndalet dhe te jeta personale e Ramadanit. “Ai ka lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit e tij janë nga Kosova dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare”, shkruan prestigjiozja.

Gjithashtu ajo është ndalur dhe te fakti që Ramadani flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja: shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht edhe italisht.

AlbaniaWeb.net