Mon, Oct 21, 2024

U akuzuan nën dyshimin se po planifikonin një atentat, lirohen Arben Spahiun e Arsen Preci, lidhja me Erjon Alibejn

  • PublishedAugust 7, 2023

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Spahiun e Arsen Precin, duke i liruar. Këta persona janë arrestuar si të dyshuar nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu me 18 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur për nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se armët ishin brenda një automjeti BMW x6, çelësat e të cilit u gjetën në një kazan plehrash pas njoftimit të një rojeje, mjet që ishte vjedhur në Shkodër disa ditë më parë

Personat në fjalë janë të njohur të Erjon Alibej. ndërkohë Arben Spahiu është kunati i tij. Erjon Alibej është kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje me pagese. Kundërshtarët e tij janë vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë me bazë në Dubai. Përplasja mes grupeve Alibej dhe Çopja ka shkaktuar shumë viktima. Dy grupet u përplasën për prishjen e pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.

()

AlbaniaWeb.net