Tue, Oct 22, 2024

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së mitur dhe bashkëshortes, pranga 37-vjeçarit në Durrës

  • PublishedAugust 7, 2023

Një 37-vjeçar i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur është arrestuar sot në Durrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale O. Gj, ndërsa mësohet se të dhunuarat ishin të pajisura me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për vjedhje, ndërsa shtetasi tjetër, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë teksa vidhte në një banesë, në lagjen nr.8.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi ka vjedhur një motoçikletë në fshatin Spille.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net