Vodhi objektin e kultit, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan, kapet në flagrancë duke grabitur një magazinë
Identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i cili më parë, vodhi një send me vlerë, në një objekt kulti në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.
Policia bën me dije se si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.