Zbardhet dëshmia e 3 ushtarakëve: S’mund të kontrollohet i gjithë territori. Gazetari: Droga në repartin e Zall Herr-it, skenar i mirëmenduar
Është dhënë masa arrest me burg për 3 ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçit dhe Gentian Zhurdës pasi u arrestuan në lidhje me parcelën e kanabisit që u zbulua në repartin ushtarak të Zall-Herr-it.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi se tre të dyshuarit kanë kundërshtuar të kenë lidhje me këtë ngjarje.
Në dëshminë e tyre kanë thënë se janë 140 hektar tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.
Mbrojtja pretendon se aktekspertimi nuk të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu kanë pretenduar se i kanë njoftuar eprorët e tyre lidhur me territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.
“Pranë zonë ku është gjetur parcela me kanabis është edhe një rezervuar, pra e gjitha duket se është e mirëmenduar, pasi kanë krijuar mundësinë e ujitjes”, raportoi gazetari Çelmeta.
“AlbaniaWeb.net“