Beqare prej 10 vitesh, Zhaklin Lekatari gjen dashurinë: Ai më bën të lumtur
“10 vjet pa përjetuar një marrëdhënie romantike” ishte deklarata e Zhakut, pak kohë më parë, e cila, në fakt, nuk ishte jetëgjatë. Opinionistja e “Big Brother VIP”, sapo pranoi që ka gjetur pikërisht njeriun që e ka thyer këtë deklaratë.
Pa dhënë shumë detaje, madje çuditërisht, edhe e sikletosur dhe e skuqur, Zhaku ka pranuar pasditen e sotme në “Pushime on Top” se është në një lidhje dashurie, e cila deri tani shkon mjaft mirë.
E pyetur nëse është ky personi që i ka thyer deklaratën e saj të mësipërme, ajo pranon: “Po, është personi që i ka thyer ato deklarata.”
Por vetëm kaq… Sepse Zhaku nuk jep më shumë detaje. As nëse është serioze (nuk e di – përgjigjja e saj), as nëse ka ndonjë propozim në sfond: “Unë jam edhe e çmendur, i bëj edhe vetë propozimet…”
Po pastaj, më serioze, Zhaku vendos të tregojë pak nga jeta e saj sentimentale: “Unë jam shumë e lumtur që jam në një marrëdhënie. E kam thënë që e kam dashur një marrëdhënie, por jo një marrëdhënie që do më vështirësonte jetën, jo dikush që do ma bënte jetën më të shëmtuar dhe më të vështirë duke më vëndosur kufij apo duke mos më respektuar. Mendoj se kam gjetur një person, i cili koordinohet shumë mirë me mua dhe gërshetohet shumë mirë me mendimet e mia dhe tani gjithçka është në rregull.”