Wed, Nov 27, 2024

Fadroma përplas pushuesin në Pogradec, 53-vjeçari transportohet me urgjence për në spital

  • PublishedAugust 9, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku fadroma që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore ka përplasur një pushues. Për pasojë, 53-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

AlbaniaWeb.net