Tue, Nov 26, 2024

“Lahet” me naftë 500 metra aks rrugor në Krastë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, dyshohet se…

  • PublishedAugust 9, 2023

Një sipërfaqe rruge prej rreth 500 metra gjatësi, është ‘larë’ me naftë në aksin Krujë-Fush-Krujë në zonën e Krastës.

Nafta dyshohet të ketë rrjedhur nga serboratori i ndonjë automjeti i cili nuk është identifikuar ende nga policia.

Zjarrfikësja e Krujës po bën larjen e segmentit për të evituar aksidentet, ndërkohë policia po punon për të identifikuar mjetin që ka derdhur naftën në këtë aks.

 

AlbaniaWeb.net