Wed, Nov 27, 2024

Lëvizte me armë pa leje, arrestohet gardisti në Tiranë

  • PublishedAugust 9, 2023

Tiranë – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, i përfshirë një punonjës i Gardës

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.

AlbaniaWeb.net