Shkëlqeu me gol dhe asist, mesfushori i Kombëtares mes më të mirëve të javës
Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi, shkëlqeu me gol dhe asist, në triumfin 6-0 që skuadra e Rijekës regjistroi në kampionat ndaj Istrës këtë fundjavë. Shqiptari u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notët 8.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”.
Kjo paraqitje spektakolare e Selahit, u shpërblye edhe me përzgjedhjen në formacionin më të mirë të javës së tretë në elitën e futbollit kroat.
Në bazë të vlerësimit të “Sofa Score”, 22-vjeçari shqiptar, rezulton futbollisti i dytë më të lartë në këtë 11-she. Vetëm Stojkoviçi ka mundur të marrë një notë më të lartë se ai, atë 9.1.