Tendina e Akilit shqetëson Hysajn, anësori kuqezi në dyshim për startin e sezonit
Pak ditë përpara startit të Serie A, Elseid Hysaj nuk është ende në dispozicion të trajnerit Sarri. Anësori kuqezi pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit duke e detyruar të stërvitet në mënyrë të diferencuar. Dëmtimi nuk është serioz, bëhet fjalë vetëm për një ënjtje, por në çdo rast kërkon kohë për tu kthyer në formën optimale. Hysaj mbylli një sezon pozitiv me Lazio-n, duke u kthyer në javët e fundit në titullar fiks në formacionin e Sarrit.
Me interes ndjek situatën e Hysajt edhe trajneri Sylvinho i cili shpreson ta këtë në kushte optimale për dy sfidat e shtatorit.
()