Thu, Nov 28, 2024

Ahmetaj kërkon rikthimin e pronave nga arratia, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurisë

  • PublishedAugust 10, 2023

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për se, nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

AlbaniaWeb.net