Wed, Nov 27, 2024

Kishin përshtatur një agjenci sigurimesh për të shitur kanabis, tre të arrestuar në Durrës

  • PublishedAugust 10, 2023

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona ditën e sotme, pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh për të shitur doza kanabisi dhe kokaine.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Agjencia”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, që u zhvillua mbi informacionet e siguruara nga Policia e Durrësit, për një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, pronari i agjencisë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet shtetasit A. Gj.) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net