Fri, Nov 29, 2024

Conference League lë pasoja, gjobë për shkodranët, UEFA nuk fal Vllazninë

  • PublishedAugust 11, 2023

Nuk ka lajme të mira për Vllazninë. Pavarësisht se sjellja e tifozërisë kuqeblu ishte model në përballjen e dytë të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Linfildit përsa u përket 90 minutave të luajtura, fishekzjarrët e hedhura pas përfundimit të takimit i kanë kushtuar një gjobë shkodranëve.

Klubi shkodran është gjobitur me shumën 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka marrë një vendim, i cili i është vënë në dispozicion edhe klubit.

Padyshim që këto dënime nuk janë aspak të mira, sepse në fund të fundit atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë e shkëlqyer në atë takim. Kuqeblutë duhet ta paguajnë këtë shumë brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit. PanoramaSport

AlbaniaWeb.net