Wed, Nov 27, 2024

Deputeti i PD thirrje SPAK për hetime: Ç’e detyroi Ibrahimajn të shkelte mbi veten për koncesionin e markimit të naftës?

  • PublishedAugust 11, 2023

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka reaguar sërish në një postim në Facebook, duke shtruar pyetjen se “çfarë e detyroi Ministren e Financave të shkelte mbi veten për konçesionin e markimit të naftës?!”.

Sula shprehet se “dy ditë më parë qeveria shqiptare zgjati me një vit pa garë koncesionin e markimit të karburanteve. Si pasojë qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 4.5 milionë euro shtesë, nga të cilat minimalisht 1.5 milionë euro do të shkojnë si fitim neto për kompaninë koncesionare”.

Sula i ka bërë thirrje SPAK që të sqarojë se përse u shty me një vit koncesioni, ‘kur ka dështuar sipas fakteve të publikuara dhe e pranuar nga vet qeveria’.

“Më 13 Nëntor të vitit 2022, pas skandalit me kontrabandën e naftës, ministrja deklaroi se qeveria po përgatiste një sistem te ri te monitorimit pasi koncesioni kishte dështuar. ???? (Me poshtë deklarata e Ibrahimajt).

“Komponenti i gjurmimit te karburantet mbetet i pazbatuar. Për këtë komponent jemi në proces gjyqësor më X kompani. Në planet e qeverisë shqiptare ishte edhe kryerja e gjurmimit të karburanteve, proces i cili nuk ka filluar. Kjo lidhet me gjyqin e shtetit shqiptar me një kompani edhe me ngritjen e një sistemi gjurmimi nga e para”.

Po çfarë ndodhi rreth 10 muaj më vonë?

Dy ditë më parë qeveria shqiptare zgjati me një vit pa garë koncesionin e markimit të karburanteve. Si pasojë qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 4.5 milionë euro shtesë, nga të cilat minimalisht 1.5 milionë euro do të shkojnë si fitim neto për kompaninë koncesionare.

Për ta bërë më të kuptueshme për të gjithë, Kontrata koncesionare e lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave me kompaninë koncesionare ‘Global Fluids Internationals’ (GFI) ka si objekt markimin/shenjimin dhe monitorimin karburanteve, me qëllim përfundimtar kontrollin cilësor dhe mbledhjen e të ardhurave, pra shmangjen e kontrabandës dhe evazionit fiskal. (Kjo gjë ka dështuar)

Gjurmimi i naftës nuk bëhet dhe shqiptarët vidhen shumëfish.

-Në Korrik-Gusht të vitit 2022 denoncova me fakte se si në Shqipëri ishte bërë “Deti, kos” me naftën kontrabandë.

  • Në vitin 2011: 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 570 mijë ton karburant të importuar.
  • Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.

Sakaq nga AKBN kam paraqitur edhe më herët sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga burimet shqiptare.

Në vitin 2011 Albpetrol nxirrte 835.610 ton naftë të papërpunuar.

Ndërkohë në 2021 rezulton se nga burimet Shqiptare është nxjerrë 625.051 ton karburant.

Nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezulton se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011.

Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011. Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet. A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë?

Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?

Ku është koncesioni i markimt në këtë mes, çfarë përgjegjësie ka?

Me pak fjalë shqiptaret paguan 30 milionë euro për 10 vite kot fare dhe ndërkohë u vodhën edhe ne cilësinë e naftës dhe me të ardhurat e munguara në buxhet.

Mua më lind pyetja dhe ftoj SPAK që të më sqaroj mua dhe qytetarët; përse u shty me një vit koncesioni kur ka dështuar sipas fakteve të publikuara dhe e pranuar nga vet qeveria”, deklaron ai.

AlbaniaWeb.net