Wed, Nov 27, 2024

“KMSH t’u kthehet myslimanëve shqiptarë”, protestë te Komuniteti Mysliman Shqiptar “kundër influencës gyleniste”

  • PublishedAugust 11, 2023

Protestë në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Disa anëtarë të Forumit Islamik Shqiptar kanë protestuar sot para KMSH kundër influencës gyleniste.

Protesta me sa duket ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve për kreun e KMSH, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Me pankarta “Të largohen uzurpatorët gylenistë nga Komuniteti Mysliman!”, “KMSH t’u kthehet myslimanëve shqiptarë”, “T’i rikthejmë KMSH-zë vlerat e traditës identitare e gjithëpërfshirëse”, “Stop uzurpimit institucional të KMSH nga gylenistët”, ata kanë protestuar kundër drejtimit të KMSH.

AlbaniaWeb.net