Merkato, bllokohet transferimi i yllit të Serie A në Arabinë Saudite, arsyeja
Të reja të rëndësishme vijnë për merkaton në Itali. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski ka refuzuar të transferohet te Al-Ahli sepse gruaja e tij nuk pranoi të jetonte në Arabinë Saudite.
Marrëveshja ishte fare pranë me klubin arab që pritej të paguante rreth 30 milionë euro për të nënshkruar me yllin e kombëtares polake.
Kontrata e Zielinskit vlen deri në fund të sezonit dhe largimi në këtë periudhë do të sillte fitime të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh që Napoli firmosi me të nga Udinese për 16 milionë euro në verën e vitit 2016.
Nëse pista arabe ra, kjo nuk do të thotë se Zielinski do të qëndrojë në Napoli, pasi ribashkimi me trajnerin Maurizio Sarri te Lazio është gjithashtu një opsion.
+++ ULTIMORA +++ #ZIELINSKI ha cambiato nuovamente idea! Fino ad ulteriore e nuova decisione, pare abbia deciso di rinunciare alla cascata di soldi che gli sarebbe caduta addosso andando in Arabia. Nei due giorni di riposo raggiungerà in Polonia la moglie che ha già detto di no
— Raffaele Auriemma (@RafAuriemma) August 11, 2023
()