Tue, Nov 26, 2024

Në “vallen” e fundit, pa portier e pa sulmues, Ancelotti e nis La Liga-n me dhimbje koke

  • PublishedAugust 11, 2023

Në “vallen” e tij të fundit në Madrid, Carlo Ancelotti e sheh veten pa një sulmues dhe pa një portier. Si rrallë herë, Florentino Perez nuk ishte protagonist në këtë merkato verë, gjithnjë nëse nuk “shpërthen” në fund, për të siguruar kartonin e Kylian Mbappe. Bosi i Realit i limitua vetëm me një blerje të bujshme, Jude Bellingham, lojtar për të cilin shpenzoi 103 milionë euro.

Bellingham
Bellingham

Perez fitoi një garë të fortë, thuajse me të gjithë klubet evropiane, për 20 milionë euro arriti të sigurojë shërbimet e talentit turk Arda Guler. Goditjen më të fortë, Ancelotti e mori pak ditë përpara startit ku dëmtimi i rëndë i Courtois i lë zbuluar. Belgu është një nga pikat më të forta të këtij ekipi, tani janë të detyruar të lëvizin shpejt për të gjetur një zëvendësues. Në këtë sezon të tij të fundit në rang klubesh, përpara se të marrë drejtimin e Brazilit, Ancelotti është i detyruar të ndryshojë edhe skemë, pritet të kalojë në 4-4-2, për t’i besuar sulmin dyshes Vinicius Jr-Rodrygo.

Mbappe
Mbappe

Deri në fund të merkatos, Ancelotti kryqëzon gishtat, shpreson që Perez t’i bëjë ndonjë dhuratë të madhe, mbase Mbappe, pasi në Paris kanë përgatitur prej kohësh lamtumirën e “gjelit”.

()

AlbaniaWeb.net