Prishën qetësinë publike duke luajtur muzikë me zë të lartë, procedohen menaxherët e dy lokaleve në Sarandë
Procedohen penalisht menaxherët e 2 lokaleve në qytet dhe në bregdet, të cilët duke vënë muzikë të lartë në këto ambiente, ishin bërë shqetësim për qytetarët dhe për pushuesit.
Policia bën me dije se janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit me iniciale F. F., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Konstatohen si rezultat i patrullimeve gjatë natës, dhe goditen 2 raste të tjera të ndotjes akustike.
Procedohen penalisht menaxherët e 2 lokaleve në qytet dhe në bregdet, të cilët duke vënë muzikë të lartë në këto ambiente, ishin bërë shqetësim për qytetarët dhe për pushuesit.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.
Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.
Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit F. F., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.