Wed, Nov 27, 2024

Trajneri i Partizanit pas ndeshjes: E meritonim fitoren, vetëm unë e kuptoj fuqinë e futbollit europian

  • PublishedAugust 11, 2023

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic foli për mediat pas fitores 1-2 në turin e 3-të të Conference League ndaj Valmieras.

“E meritonim të fitonim. Pasi në pjesën e dytë e luajtëm me më shumë energji dhe ide siç duhej që të fitonim. Në pjesën e parë kishim shumë probleme pasi hymë në fushë shumë të frikësuar me apo pa top. Por falë Zotit, kur bëmë disa ndryshime lojtarësh, bëmë një ndeshje më të mirë.

Ndonjëherë mendoj se vetëm unë e njoh fuqinë e futbollit europian. Se e them shpesh që nuk është një kundërshtar i lehtë. Nëse nuk je kompakt, nëse nuk luan 100% në çdo segment, ke probleme të mëdha.

Sot në pjesën e parë kishim shumë, shumë probleme e padyshim do ta analizojmë dhe duhet të përmirësohemi në nivelet më të larta. Sepse nuk mund të luash kështu një pjesë loje. Sepse sot Valmiera mund të na ndëshkonte me golin e dytë, në ndeshjen tjetër nëse luajmë kështu do të kemi edhe më shumë probleme. Këtë duhet ta përmirësojmë”, tha Zekiç.

()

AlbaniaWeb.net