Vrasja e tifozit grek, 5 persona të dyshuar për krimin, mes tyre 1 shqiptar, prova komprometuese gjatë arrestimit
Një shqiptar, një kroat, dhe tre grekë janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tifozit grek, Michalis Katsouris. Pas përleshjeve masive që ndodhin mbrëmjen e së hënës mes dy grupeve të tifozëve, humbi jetën i riu.
Mediat greke raportojnë se shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin mbi vete thika të palosshme me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen. Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.
Videot amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduan dhe katër përfunduan të shtruar në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën.
()