Vrau inxhinierin 55-vjeçar, del para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë Rei Meta
Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë Rei Meta i arrestuar kryesor për vrasjen e inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë. Meta pritet të njihet me masën e sigurisë pas vrasjes së bujshme në një kancelari në Vlorë që tronditi opinionin publik.
Seanca gjyqësore vazhdon me dyer të mbyllura. Gjyqtare është Emiljana Dhima, teksa prokuror i kësaj çështjeje është Arjan Xhaferi.