Dalin emrat e parë që përfliten si konkurrentë të “Big Brother 3”
Tashmë ftesat e para për personazhet e “Big Brother” kanë nisur të shpërndahen. Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.
Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.
Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.