“Paqe” mes Çelsit dhe Liverpulit, dy rivalët ndajnë pikët në supersfidën e javës së parë në Premier Ligë
Ndeshja kryesore e javës së parë të Premier Ligës, sfida mes rivalëve të Çelsit dhe Liverpulit, është mbyllur me një barazim 1-1. Dueli i luajtur në “Stamford Bridge” ka prodhuar spektakël ë me lojë dhe raste.
Ka qenë Liverpuli që është shfaqur më dominues në startin e duelit, duke krijuar rastet më të mira me Salah, derisa gjeti golin e avantazhit me anë të Luis Diaz. Të kuqtë vazhduan të kërcënonin portën e vendasve, por u goditën nga barazimi i Disasi para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse të dy skuadrat nuk reshtën së sulmuari me dëshirën për të fituar ndeshjen. Gjithsesi, nuk kishte më gola të tjerë dhe të dy ekipet u desh të kënaqen me një barazim./ Panoramasport