Supersfida e javës së parë në Angli, publikohen formacionet zyrtare të Çelsi-Liverpul
Java e parë në Premier Ligë dhuron një përballje shumë interesante mes dy skuadrave që kanë pretendime të mëdha dhe në vitet e kaluara kanë qenë shpesh rivale për titullin kampion. Çelsi pret Liverpulin, në një duel shumë interesant në “Stamford Bridge”.
Londinezët duan ta nisin me këmbën e mbarë edicionin nën drejtimin e Mauricio Poçetinos, por kanë një listë të gjatë mungesash për shkak dëmtimesh, mes të cilave edhe Broja. Dyshja e sulmit përbëhet nga Sterling dhe Xhekson, teksa Mudrik e nis nga stoli.
Ndërkaq, në anë tjetër Klop ka lënë në stol Nunjez, për të formuar përpara treshen Salah-Zhota-Diaz, duke kërkuar që të shfrytëzojë teknikën dhe shpejtësinë e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE
/PANORAMASPORT