Sat, Nov 30, 2024

Trafikoi në Shqipëri një automjet të marrë me qira në Zvicër, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

  • PublishedAugust 13, 2023

Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Kujtim Çelaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në vendin tonë, një automjet të marrë me qira në Zvicër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Brabus”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit, pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

AlbaniaWeb.net