Sat, Nov 23, 2024

Agjencia britanike e Sigurimit të Cilësisë për Institucionet e Arsimit të Lartë akrediton Universitetin Europian të Tiranës

  • PublishedAugust 14, 2023

Vicki Stott, shefja Ekzekutive e Agjencisë Britanike e Sigurimit të Cilësisë për Institucionet e Arsimit të Lartë (QAA) ishte në Tiranë ku agjencia që ajo drejton, akreditoi Universitetin Europian të Tiranës, sipas udhëzimeve të standardeve evropiane.

Stott theksoi se me Universitetin Europian të Tiranës, agjencia QAA ka punuar ngushtë gjatë viteve të fundit.

“Se fundmi ne i akredituam UET udhëzimet e standardeve evropiane si pjesë e rishikimit tonë të cilësisë institucionale, gjë që ishte një kënaqësi e vërtetë për ta bere. Ne kemi kaluar nëpër procesin e rishikimit gjate vitit te kaluar dhe dhamë akreditimin ne fund te vitit te kaluar. Si ekspertët kryesorë të pavarur të cilësisë në Mbretërinë e Bashkuar, ne i sigurojmë ata për ofrimin e arsimit të lartë dhe punojmë ngushte me te gjitha universitetet për të rritur cilësinë të mësimdhënies dhe të nxënit në të gjithë sektorin.”, tha ajo.
Sipas shefes Ekzekutive të Agjencisë Britanike e Sigurimit të Cilësisë për Institucionet e Arsimit të Lartë Vicki Stott, studentët kanë nevojë për një lloj standardi që ata te mund ta krahasojnë me sistemin e tyre nga vijnë.

“Një tjetër aspekt që ky akreditim bën është për të siguruar studentët se ata do të konsiderohen ekspertë në arsimin e tyre, që sistemi është ngritur për t’i dëgjuar studentët, për t’i kuptuar shqetësimet e tyre”, shtoi ajo. Stott thekson se aktualisht agjencia që ajo drejton ka shumë kërkesa nga universitetet në Shqipëri për të rishikuar sistemin e tyre të cilësisë dhe është mjaft e kënaqur që do të përfshihet në këtë projekt të rëndësishëm.

()

AlbaniaWeb.net