Denoncimi/ “Nëse lyp paketim ti…”, u përfshi në protestën kundër punimeve të gurores, pronari i resortit kërcënohet me jetë nga të zotët e fabrikës së bitumit (VIDEO)
Ditën e sotme banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë dolën sërish në protestë kundër punimeve të gurores dhe gjithashtu kundër fabrikës bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.
Lidhur me këtë protestë nga Policia e Tropojës u ndaluan të paktën shtatë protestues, mes tyre edhe pronari i një resorti, Paulo Gjona.
Në redaksinë e “” ka mbërritur një denoncim lidhur me këtë ngjarje. Paulo Gjoka i përfshirë në protestë është kërcënuar me jetë. Siç dëgjohet edhe në video teksa flet me pronarë të fabrikës së bitumit, konkretisht me Avni Byberin. Ky i fundit duke i bërë presion e kërcënuar.
Paolo Gjona teksa bisedon me Avni Biberin i thotë: Paketimi im është i lehtë?
Avni Byberi i përgjigjet Gjokës duke e kërcënuar: Është krejt i lehtë, nëse lyp paketim ti…paketimi juaj me jetë është krejt i lehtë.
()