Wed, Nov 27, 2024

FOTO/ “Super Lautaro, poker i Inter”, mediat italiane vlerësojnë zikaltërit, por Asllani e pranon: Na vendosën në vështirësi

  • PublishedAugust 14, 2023

Nuk kishte jehonën e sfidës me Romën, por sigurisht, mediat italiane i kanë kushtuar jo pak rëndësi miqësores se Interit përballë Egnatias, fundja ishte testi i fundit përpara startit të sezonit. Zikaltërit nuk ishin brilant, por Inzaghi mund të marrë frymë lirisht, në pritje të Arnautovic, sulmuesit të ri, përkëdhel kapitenin Lautaro Martinez, nga të paktët që dhuroi sinjale pozitive.

La Gazzeta Inter
La Gazzeta Inter

“Kundër Egnatias, Inter e gjeti veten dy herë në dizavantazh, por fiton me përmbysje me golat e Barella dhe Lautaro, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Inzaghi lëshon poker me një super Lautaro. Në stadiumin Mazza di Ferrara, skuadra zikaltër imponohet me përmbysje përballë shqiptarëve”, ishin titulli i Corriere dello Sport.

Corriere Inter
Corriere Inter

“Miqësore, Inter thyen 4-2 me përmbysje Egnatian, shkruan SportMedaset.

Inter Mediaset
Inter Mediaset

Inzaghi e kishte vlerësuar maksimalisht këtë test miqësore teksa kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, ndërsa zëvendësimet i kreu vetëm pas minutës së 72-të, ku hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin. Ky ishte një test i veçantë për Asllanin, pasi luante kundër një ekipi shqiptar. Në përfundim të sfidës, talenti kuqezi vlerësoi Egnatian, për atë që dhanë në fushë:

“Po, ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata filluan mirë, por ne e përmbysëm dhe jemi të lumtur. Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë ishte që të kishim minuta në këmbë. Tani të shohim si do të nisë kampionati, kanë mbetur edhe pak ditë, por jemi mirë”, u shpreh Asllani.

()

AlbaniaWeb.net