VIDEOLAJM/ Kryeministrja italiane vizitë në Shqipëri, ja ku ka zgjedhur Meloni të kalojë ditët e pushimit
Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri përmes portit të Vlorës, aty ku është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Mësohet se kryetarja e qeverisë italiane ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi këtë herë dhe jo për të zhvilluar një vizitë zyrtare.
Nga pamjet e siguruara për duket se pas zbarkimit në Vlorë, Meloni së bashku me familjarët e saj kanë shkuar te Rezidenca Qeveritare në Dhërmi.
Megjithatë nuk dihet ende nëse ky do jetë destinacioni përfundimtar i Melonit gjatë vizitës në Shqipëri.