Dogji “Ferrarin” e Noizyt, Gjykata lë në burg autorin, detyrim paraqitje për 17-vjeçarin që e ndihmoi
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “” se masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje” u vendos për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz.
Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.