E quajti ‘kinezëri’/ Vasili i kujton Ramës deklaratën për Kodin Zgjedhor: Po grabit dhunshëm Bashkinë e Himarës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon me dhunë të ‘grabisë’ Bashkinë e Himarës.
Sipas Vasilit Rama ka shkelur çdo ligj për të vjedhur zgjedhjet, ndërsa shton se gjysmat e kryetarëve të bashkive i ka me rekorde kriminale.
Ndërsa në prag të fushatës së 14 majit, Rama njoftoi rritjen e pagave për disa kategori dhe e cilësoi Kodin Zgjedhor një kinezëri.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Himarë u zhvillua një protestë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, Protesta u iniciua nga organizata OMONIA, pjesë e së cilës ishin edhe kryebashkiakë grekë si edhe grupe mediatike greke.
STATUSI:
Rama, qe quante Kodin Zgjedhor kinezëri, ka fytyre e flet per ligjin!
Edi Rama i kujton ligjin te tjereve pasi po grabit dhunshem dhe pa ligj Bashkine e Himares.
Ky qe deklaronte se Kodi Zgjedhor eshte kinezeri, po ka fytyre dhe flet per zbatimin e ligjit e Kodit Zgjedhor ne Himare Ky i kujton ligjin te tjereve kur kryetaret e tij ne 14 maj kerceninin e blinin vota por KQZ dhe SPAK te kapur per fyti nuk hapnin gojen.
Ky qe bente pazare vetë per te grabitur vota dhe del qarte ne dosjen 184 te zgjedhjeve te Dibres po flet sot per ligj e Kod Zgjedhor. Ky qe firmos fap fap fap dhe shkel pa pushim ne menyre mafioze Kushtetutë e ligje. Ky qe vjedh me qindra milion me inceneratoret dhe eshte krenar per kete vjedhje. Ky qe shkel cdo ligj dhe vjedh zgjedhjet.
Ky qe ka qeverine mbushur me ministra qe shkelin ligjin bashke me të dhe mbrohen nga ky.
Ky qe i ka gjysmat e kryetare te bashkive te firmosur nga ai me rekorde kriminale dhe shkeles te ligjit. Ky qe nuk numeron dot deputetet me rekorde per faqe te zeze dhe jane firmosur e mbrojtur prej tij. Ky qe shkel ligje e marreveshje nderkombetare sic beri me aferen miliardere mafioze te portit te Durresit.
S’na mbetet gje tjeter veçse ta perbuzim dhe ta percmojme kete shkeles dhe dhunues serial te ligjit. S’na mbetet gje tjeter vecse te qeshim fort kur shohim kete, qe flet per ligjin dhe qe ngjan kaq shume me prostitat kur flasin per moralin.
()