“Ne jemi United, duam të fitojmë çdo trofe”, Erik ten Hag: Ekipi tregoi karakter, po vijnë ndeshje më të forta
Ka mjaftuar një gol që Manchester United ta nisë mbarë sezonin e ri, duke fituar 1-0 në “Old Traford” ndaj Wolves. Një sukses i vuajtur, por me vlerë në startin e sezonit, që u jep besim “Djajve të Kuq” për të rivalizuar me pretendentët e tjerë të Premier League.
Pjesa e parë nuk dhuroi shumë raste për të dyja skuadrat, me vendasit që tentuan të çanin si nga krahët, ashtu edhe në qendër, por miqtë u mbrojtën shumë mirë. Si pasojë, fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola.
Në dytën, “Ujqërit” u shfaqën më kërkues në fushë dhe patën dy shanse të mira në minutat 60-70. Por në momentin më të mirë të miqve, ishte Manchester United, që kaloi në avantazh në minutën e 76-të. Ishte Varane ai që shënoi me kokë pas një asisti të Wan-Bissakas.
Në Old Trafford shpërtheu festa, ndërkohë që vendasit mbrojtën me fanatizëm avantazhin ndërsa edhe Onana bëri një punë të shkëlqyer në minutën e 83-të dhe të 84-të, kur ndali në dy tentativa radhazi Fabio Silvës. i kënaqur me këtë sukses të parë trajneri I Manchester United, Erik ten Hag.
“E rëndësishme ishte që morëm fitoren dhe mbajtën portën e pastër. Jam i kënaqur dhe shumë e rëndësishme është që tani duhet të shohim përpara. Po vijnë ndeshje të vështira dhe duhet të jemi bashkë sepse nuk do të jetë e lehtë. Ekipi tregoi karakter dhe përsëri tregojmë se jemi një klub i mirë. Ne jemi United, Manchester United dhe duam të fitojmë çdo trofe” – u shpreh tekniku holandez.
()