Wed, Nov 27, 2024

Protesta për lirimin e Belerit, kreu i PDIU: E sforcuar! Presion i drejtpërdrejtë për drejtësinë shqiptare

  • PublishedAugust 15, 2023

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje live për rubrikën “Opinion” në News24, foli për protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e kryebashkiakut Fredi Beleri.

Idrizi u shpreh se protesta e djeshme ishte e sforcuar, teksa shtoi se prezenca e kryebashkiakut të Athinës nuk ishte e rastësishme dhe se po bëhet presion ndaj drejtësisë shqiptare. Sakaq, ai u shpreh se ishte kundër kandidimit të Fredi Belerit për kryetar bashkie ne Himarë, pasi do të sillte tensione, teksa shtoi se i fitoi zgjedhjet me një grusht votash dhe autobusë të ardhur nga Greqia.

Kujtojë se protesta e djeshme u zhvillua në orën 19:00, me iniciativën e organizatës “Omonia”, si dhe me prezencën e kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis.

“Protesta ishte e sforcuar. Presioni që bëhet në drejtësinë e shtetit ndërhyra ishte flagrante. Kyebashkiaku i Athinës, Bakojanis para një viti ka inauguruar muzeun e luftës në Athinë të Napoleon Zerva, që ka kryer masakër në Çamëri. Është pikërisht ky person që vjen në Shqipëri. Kemi edhe Kostandinos Zervos, që thotë se babai i tij ka qenë i afërt me Napoleon Zervon dhe gjyshi i vetë ka qenë nga Korça e Vorio Epirit. Janë dy personazhe që kanë një ngarkesë të madhe. Ne që kemi ngarkesë të madhe për gjenocidin e kryer, ne e shohim si provokim të hapur. Këto dy personazhe nuk ndodhen rastësisht në Himarë, po bëjnë presion mbi sistemin tonë të drejtësisë. Kjo është një shkelje e hapur e Konventës së Drejtave të Njeriut. Nuk është as e rastësishme që të protesta të bëhej gjatë sezonit turistik, as vendosja e figurës së Belerit për Himarën. Është vendosur për t’u përdorur për të sjellë ët e harruar prej vitesh në Himarë.

Edhe Vangjel Dule me zërin e hollë kërcënonte Shqipërinë, duke thënë se ‘nuk e dinë me kë jeni ngatërruar’. Ai foli për helenizmin e Himarës dhe shumë të tjera. Pra, e gjithë kjo tregon që duhej vetëm rikthimi i tensioneve në Himarë, që nuk është zonë minoritare, por djepi i Labërisë së Shqipërisë. Kjo nuk i bën mirë marrëdhënieve mes dy vendeve. Kujtojmë se Greqia ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për pensionet, siç kanë bërë vende të tjera.

Beleri është i asistuar nga qeveria greke. Po e përsëris, Beleri ka fituar zgjedhjet me një grusht votash dhe me autobusë nga Greqia. Unë i qëndroj asaj që kam thënë më parë, kur po flitej që Bleri mund të ishte kandidat nga opozita. Kam theksuar se unë nuk e di nëse duhet të jetë Beleri në burg për akuzat pasi është çështja e drejtësisë. Unë di që nuk duhet të ishte kandidat, por duhet të ishte në burg për broçkullat që flet. Të dalësh me flamurin e Vorio Epirit është cenim i integritetit. Bleri ka qenë i arrestuar në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe para dy vitesh SPAK e rihapi çështjen e akuzave të Blerit për ngjarjen në Peshkopi. Sot marrim vesh se dosja e Belerit është mbyllur se drejtësia greke nuk i është përgjigjur Shqipërisë. Këta që na flasin për drejtësi evropiane, t’i drejtohen Greqisë që t’i kthejnë Prokurorisë Shqiptare për çështjen Beleri. Thuhet se dosja e Blerit është zhdukur nga arkiva. Një njeri që me kaq diskreditim, nuk është zgjedhur për të zgjidhur hallet e Himarës, por për t’u rikthyer tensioneve në Himarë.”, u shpreh Idrizi.

()

AlbaniaWeb.net