Wed, Nov 27, 2024

“8 mijë faqe me përgjime”, gazetari Robert Papa flet për gjyqin e McGonigal: Mund të bëjë pakt edhe në gjyqin ku përmendet Rama

  • PublishedAugust 16, 2023

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Robert Papa ka folur sot në studion e News24 për çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal, i cili ditën e djeshme pranoi fajësinë për komplotin në favor të oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.

Papa, i cili ka ndjekur rastin tha se në çështjen shqiptare janë 8 mijë faqe përgjime ku përmendet dhe kryeministri Edi Rama.

Ai paralajmëroi një tjetër marrëveshje për çështjen shqiptare, si ajo për komplotin me oligarkun rus.

“Në përgjithësi kush dikush ka aktpadi, avokatët janë ata që fitojnë miliona dollarë. Problemi është se është e vështirë për prokurorin që të fitojë. Unë e kam thënë që do të shkojë në marrëveshje.
Për sa i përket gjyqit të Uashingtonit gjasat janë që dhe atje do të ketë pazar, marrëveshje. Më 13 shtator është.
Ai është i ngatërruar dhe me familjen Biden dhe me dosjen e Trump. Ajo që ka ndodhur me ne është në kohën që ka qenë në detyrë. Mua më vjen keq që të përmendet emri i kryeministrit tim. Fredman thotë se mban erë lidhja e Ramës me këtë. Pa filluar gjyqi, hetimet vazhdojnë dhe kryeministri Rama është nën hetim. Në qoftë se gjyqi përfundon, dosja mbyllet.

E zëmë se unë jam prokuror, janë 8 mijë faqe përgjime ku del dhe kryeministri ynë. Juria janë njerëz që zgjidhen rëndomë. Që të bindet juria që të ketë gjyq, do marrë njerëz që të intervistojë. Me çfarë kemi parë tek aktpadia janë tre takime të Ramës të pajustifikueshme. Personi A. është përdorur si spiun dhe FBI-së i është kërkuar të hetojë një kundërshtar të Ramës.
Ai është filmuar duke marrë paratë si një mafioz. Pas marrëveshjes që ka bërë në Neë York do të bëjë dhe atje.
Lidhja që ka me Biden dhe dosjen Trump e kanë bërë të gjithëfuqishëm. Tani e kanë kapur duke fjetur në metro sepse ngarkesa financiare është shumë e madhe.
Në Uashington ka bërë pastrim parash, nuk është si këtu”, tha Papa.

Lidhur me rolin që mund të marrë drejtësia shqiptare, ai tha se SPAK-u ka të drejtë të kërkojë informacion.
“Vërtetë është një krim federal që ka dëmtuar Amerikën, por ka dëmtuar dhe Shqipërinë. Përmendja për puset e naftës. SPAK-u ka të drejtë të kërkojë informacion, siç ndodhi në rastin e Bashës me paratë ruse”, u shpreh Papa.

AlbaniaWeb.net