Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas një person
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa një 19-vjeçar ka përplasur një këmbësor 56-vjeçar.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Sakaq policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç.
56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
()