Arabia Saudite vendos diktatin, 8 futbollistë më të paguar në “top-10”-n e renditjes botërore
Gazeta franceze “Le Parisien” ka hartuar një listë të 10 futbollistëve më të paguar në botë. Befasues, madje edhe shqetësuese për kontinentin tonë, është fakti se 8 nga ata që kanë pagat më të larta aktualisht në këtë sport luajnë në Arabinë Saudite.
Vetëm një ka mbetur ende në Europë, pikërisht Kylian Mbappe, pjesë e PSG-së. Një tjetër ka kaluar oqeanin dhe tashmë luan tek Inter Miami. Padyshim që në këtë listë nuk mund të mungonin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Megjithatë, CR7 dhe Karim Benzema “peshojnë” shumë më tepër se “Pleshti”.
Për më tepër, argjentinasi nuk është as në “top 5” e kësaj liste, ku përfshihen vetëm dy lojtarë të Amerikës së Jugut: Lionel Messi dhe braziliani Neymar.
Top-10 më të paguarit
Futbollisti | Ekipi | Fitimi në sezon |
Cristiano Ronaldo | Al Nassr | 200 milionë € |
Benzema | Al Ittihad | 200 milionë € |
Neymar | Al Hilal | 100 milionë € |
Kanté | Al Ittihad | 100 milionë € |
Mbappé | PSG | 70 milionë € |
Messi | Inter Miami | 45 milionë € |
Mané | Al Nassr | 40 milionë € |
Henderson | Al Ettifaq | 40 milionë € |
Mahrez | Al Ahli | 35 milionë € |
Koulibaly | Al Hilal | 30 milionë € |
()