Mashtronte shtetasit italianë për të investuar në Bitcoin, pranga të riut shqiptar
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Itali, pasi akuzohet se ka mashtruar disa shtetas italianë për të investuar në monedhat dixhitale Bitcoin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar paraqitej si ndërmjetës dhe me bashkëpunimin e disa bashkë autorëve të tjerë nxisnin klientë nga qytete të ndryshme të bënin investime në monedhat dixhitale. Kryesisht investonin qytetarë nga Piacenza, Piza dhe Cagliari.
Sakaq i riu shqiptar ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia shqiptare.
()