“Meloni promovoi vendin, Çiller deklaroi mbështetje”, Shkëlqim Hajdari: Ish-kryeministrja turke dhe ajo italiane, dy motrat e Shqipërisë
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kryeministrja Giorgia Meloni dhe ish-kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller janë “dy motrat” e Shqipërisë.
Ai rikujtoi një episod gjatë marsit të vitit 1997 kur Shqipëria ishte përfshirë nga trazirat dhe ishte në prag të luftës civile, Çiller ishte ndër liderët e parë botërorë që deklaroi mbështetjen për Shqipërinë dhe rikthimin e situatës në normalitet.
Sa i përket Melonit, ai u shpreh se me ardhjen së fundmi në Shqipëri për të kaluar pushimet, kryeministrja e Italisë bëhet një “promotorë ekselente e turizmit shqiptar”.
Sipas tij për këto arsye të dyja këto figura, meritojnë të quhen “dy motrat e Shqipërisë”.
Postimi i plotë:
Çiller-Meloni, “dy motrat” e Shqiperise !
Në marsin e vitit te largët 1997, kur Shqiperine e kishin perfshire trazirat dhe vendi ishte ne prag të luftes civile, per të mos thene më shumë, ish Kryeministrja e Turqise Çiller, ishte nder të paret lider që deklaroi-“ mbeshtetjen e vendit të saj per ruajtjen e sovranitetit të Shqiperise dhe kthimin e menjehershëm të normalitetit”.
Pas 26 vjetesh del ne skene, si papritur, nje grua tjeter e forte, Meloni- Kryeministre e Italise, e cila nderpret pushimet ne Itali dhe vjen per te pushuar disa dite ne Shqiperi, duke u bere keshtu nje promotore ekselente e turizmit shqiptar.
Ndaj them se keto dy zonja, dy gra të forta, dy Kryeministre ,të dy vendeve mike të Shqiperise, meritojne të quhen” dy motrat e Shqiperise”