Wed, Nov 27, 2024

Në festë kryeson birra e parë shqiptare, menaxherja: “Birra Korça” premton shërbim me birrën më të mirë, shërbehet me çmim promocional

  • PublishedAugust 16, 2023

Festa e Birrës në Korçë zhvillohet për të 17 vit radhazi. Turistë nga i gjithë vendi dhe të huaj do të jenë pjesë e festës më të madhe verore.

Menaxherja e “Shtëpisë së Birrës”, Arsenida Gjiriti në një intervistë për gazetaren Lorena Kodra ka ftuar të gjithë turistët që të mos humbasin shijen e Birrës Korça.

Gjithashtu ajo sqaroi se “Shtëpia e Birrës” ka ardhur me një risi dhe se do të shërbehet me një çmim promocional për të gjitha netët e festës së birrës.

“Ofrohet një gatim tradicional dhe padyshim birra më e mirë, Birra Korça. Këto ditë kemi vendosur një çmim promocional për klientët tanë. I uroj të gjithë shqiptarëve që gëzojnë festën me birrën Korça”, u shpreh menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça.

()

AlbaniaWeb.net