Pep Guardiola në kërkim të trofeut të radhës, Manchester City favorit ndaj Sevilla-s për Superkupën e Evropës
Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “Karaiskakis” të Athinës do të diskutohet Superkupa e Evropës mes Manchester City-t dhe Sevilla-s, përkatësisht fituesi i Champions League kundër fitueses së Europa League.
Një sfidë e vërtetë për Pep Guardiolën, që do të tregojë nëse ai dhe “qytetarët” që drejton janë ende të uritur pas tripletës historike të sezonit të kaluar. City ka përmbushur ëndrrën e madhe për të fituar Ligën e parë të Kampionëve në historinë e vet, por pjesa më e vështirë do të jetë të mos ndalet në këtë rrugëtim triumfues.
Kampionët anglezë dhe të kontinentit do të dalin në fushë kanë humbur disa nga gurët e themelit të vet si Gundogan dhe Mahrez, por është fokusuar në prurje të reja me cilësi të lartë si mbrojtësi Gvardiol. Qytetarët vijnë pas fitores bindëse në startin e Premier League, teksa mposhtën 0-3 Burnley në transfertë.
Kuptohet, City është favorit për të triumfuar, me Pep Guardiolën që kërkon një tjetër trofe në karrierën e tij. Nga ana tjetër, spanjollët e Sevilla-s kanë luajtur gjithsej shtatë herë në finalet e Superkupës Europiane, por janë kthyer duarbosh në pesë paraqitjet e fundit.
Ndryshe nga City, Sevilla e nisi me humbje kampionatin, teksa u mposht 1-2 në shtëpi nga Valencia. Manchester City kërkon për herë të parë të rrëmbejë Superkupën Evropiane, ndërsa Sevilla për herë të dytë pas asaj që mori në vitin 2006.
()