Tuchel i ndryshon pozicionin Kimmich dhe kërkon një tjetër në merkato, “tërbohet” mesfushori gjerman
Planet e Bayern Munich për liderin e mesfushës Joshua Kimmich këtë sezon janë raportuar prej kohësh të kenë pësuar një ndryshim në rolin e gjermanit, pasi duket se ai mund të kalojë nga pozicioni nr. 6 në mesfushën mbrojtëse në një rol më të avancuar në sulm si një numër 8.
Një raport nga Sport Bild pretendon se forca shtytëse për ndryshimin është trajneri Thomas Tuchel, ndërsa se as vetë Kimmich dhe as drejtuesit e Bayernit nuk janë të kënaqur për këtë vendim të trajnerit.
Kërkesat e Thomas Tuchel për një mesfushor të ri mbrojtës në merkato, bezdisin jo vetëm drejtuesit e Bayern, por edhe ekipin. Pika e diskutimit është se Kimmich e sheh veten në këtë rol, ndërsa Tuchel e sheh atë më shumë si numër 8 dhe të avancuar.
Kimmich aktualisht është shumë larg formës së tij të mirë dhe bën gabime që, sipas stafit të trajnerëve dhe Tuchelit, nuk duhet t’i ndodhin atij për eksperiencën që ka. Në një bisedë personale, Tuchel thuhet se së fundmi ka ‘akuzuar’ Kimmich për ngadalësim të lojës së Bayern – një kritikë që, edhe pse e justifikuar, nuk e forcon vetëbesimin e Kimmich.
Preferenca e Kimmich për të luajtur në mesfushë, ku ai mund të tërheqë fijet për sulmin e Bayernit, ka qenë prej kohësh një temë për diskutim. A është ai mjaftueshëm mbrojtës? A mund t’i rezistojë mirë presionit? Ashtu si gjithë të tjerët, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, pa lajmin se mesfushori startues Joshua Kimmich nuk është më i “paprekshëm” në klub.
()